300 — Salianji Ka: PD, pronë e Berishëve me ‘hipotekë’ dhe shakaja Salianji

Salianji Ka: PD, pronë e Berishëve me ‘hipotekë’ dhe shakaja Salianji

Pikat kryesore

  • Ka disa kohë që po emetohen në media lajme që kanë të bëjnë me garën e mundshme për kreun e PD, që do të mbahet diku nga qershori!
  • Po flitet dhe për spastrime që po ndodhin tek mbështetësit e kandidatëve për kreun e PD-së, më saktë mbështetësit e Salianjit nëpër këto foltoret nëpër rrethe.
  • ku për hir të së vërtetës mbledh më shumë njerëz se Berisha.

Ka disa kohë që po emetohen në media lajme që kanë të bëjnë me garën e mundshme për kreun e PD, që do të mbahet diku nga qershori! E quajnë me plot gojën ‘garë’, pa u bërë tërr syri! Madje ka netë të zjarrta debati në këto panelet televizive, ku moderatorët dhe të ftuarit kërkojnë të mbajnë të ndezur ‘kandilin’për disa emra kandidatësh, mes të cilëve spikat Ervin Salianji, i cili e ka pranuar dhe vetë hipotetikisht se do të garojë përballë Berishës, për të marrë drejtimin e PD! Ka dhe emra të tjerë, duke filluar nga rezidente në SHBA, Evi Kokalari, e përfunduar tek demokratja ‘rebele’ e Elbasanit, Alesia Balliu, të cilët Berishën e llogarisin si të larguar nga kupola e PD, ndërsa flasin për të ardhmen e kësaj partie, nën drejtimin e tyre! Po flitet dhe për spastrime që po ndodhin tek mbështetësit e kandidatëve për kreun e PD-së, më saktë mbështetësit e Salianjit nëpër këto foltoret nëpër rrethe. ku për hir të së vërtetës mbledh më shumë njerëz se Berisha. Si në rastin e këshilltarëve demokratë të Durrësit dhe të tjerë. Flitet se ka edhe ‘filtrime’ të listave të anëtarësisë së PD, për anëtarët të cilët do të shkojnë në kutitë e votimit ditën e zgjedhjeve. Është kërkuar ndihmë dhe nga KQZ për kuti votimi e për vula! Ka dhe reagime nga ana e kupolës së PD, pra njerëzit afër Berishës, të cilët shprehen se Salianji është i ‘vetëpërjashtuar’, pra nuk është anëtar i PD, një term tërësisht alla-PD, që nuk zë vend në asnjë fjalor politik as shqiptar dhe as botëror, ndërsa vetë Salianji bërtet me të madhe se është anëtar PD, bën takime në emër të PD nëpër rrethe për të përmirësuar, sipas tij, PD-në, merr pjesë në protestat kombëtare me molotovë, anipse me 300 vetë, të thirrura nga Berisha, e mbi të gjitha nuk mungon në asnjë mbledhje të kryesisë së PD!

Lini një Përgjigje