3 Tetori: 5 fakte për ditën e bashkimit të Gjermanisë

3 Tetori: 5 fakte për ditën e bashkimit të Gjermanisë

Pikat kryesore

Më 3 Tetor Gjermania feston ribashkimin e Lindjes dhe Perëndimit. Dhe çfarë mendojnë sot gjermanët për bashkimin? Pas fundit të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945 Gjermania e mposhtur nga fuqitë fitimtare SHBA-ja, Franca, Britania e Madhe dhe Bashkimi Sovjetik u nda fillimisht në katër zona pushtimi. Në vitin 1949 u krijuan dy shtete: Republika Federale demokratike e Gjermanisë (RFGJ) në Perëndim dhe Republika socialiste Gjermane Demokratike (RDGJ) nën kontrollin e Bashkimit Sovjetik në Lindje. Që nga kjo periudhë Gjermania ishte e ndarë, qytetarët e RDGJ-së lejoheshin vetëm me kushte rigoroze të udhëtonin në RFGJ. Kufiri i RDGJ-së kontrollohej rreptësisht, në Berlinin Perëndimor që i përkiste RFGJ-së u ndërtua një mur masiv, në mënyrë që qytetarët e RDGJ-së të mos largoheshin nga vendi i tyre. Njerëzit në RDGJ jetonin në një shtet nën vëzhgim dhe pa liri të shprehjes së mendimit. Kush nuk i përmbahej linjës së regjimit socialist, kërcënohej nga përndjekja dhe burgu. Populli në fund të viteve 1980 gjithnjë e më shumë filloi t'i kundërvihej regjimit, qytetarët donin lirinë dhe demokracinë si tek fqinjët e tyre në RFGJ. Njëkohësisht politika e reformave në Bashkimin Sovjetik nën Mihail Gorbaçovin e favorizoi këtë proces. Ndryshe nga paraardhësit e tij Gorbaçovi hoqi dorë nga ndërhyrjet ushtarake kundër lëvizjeve refomatore në RDGJ dhe në vende të tjera të bllokut lindor. Rënia e Murit të Berlinit më 9 Nëntor 1989 ishte ngjarja vendimtare në rrugën drejt bashkimit, ndaj do të ishte e kuptueshme që bashkimi të festohej më 9 Nëntor. Por pikërisht kjo datë është mjaft e ngarkuar historikisht si asnjë ditë tjetër e vitit në Gjermani: Më 9 nëntor 1938 nazistët dogjën në mbarë Gjermaninë sinagogat, shkatërruan dyqanet dhe banesat e hebrenjve, vranë e arrestuan hebrenjtë. Kjo ishte nata e pogromës që shënoi fillimin e përndjekjes sistematike dhe vrasjet masive të miliona hebrenjve. Për këtë arsye nuk shtrohej që festa e ribashkimit të përkonte me një ditë të kobshme të historisë së Gjermanisë. Më 3 Tetor 1990, një vit pas rënies së murit, u realizua zyrtarisht bashkimi i RDGJ-së me RFGJ-në, ndaj kjo u përcaktua si dita e re e festës së bashkimit. Si e festojnë gjermanët ditën e Bashkimit të Gjermanisë? Kushdo që pret të shohë anë e mbanë fishekzjarre dhe rrugë të mbushura me njerëz, do të zhgënjehet: Ndonëse thuajse në të gjitha qytetet organizohen veprimtari të ndryshme, si dita e portave të hapura apo festivitete të vogla. Po ashtu çdo vit njëri nga landet e federatës organizon ceremoninë qendrore me rastin e 3 Tetorit. Zakonisht festa e madhe zhvillohet në kryeqyetin e landit organizator, e ky është pikërisht landi që në rotacion kryeson Këshillin Federal (Bundesrat). Sivjet festa solemne zhvillohet në Saarland. Në kryeqytetin Saarbrücken nga 2 deri më 4 tetor organizohen aktivitete kulturore, turistike, evente kulinarie si dhe veprimtari me shkëmbim eksperience demokratike”. Shumica e gjermanëve gëzohen që kjo është ditë pushimi. Përse nuk ka një monument përkujtimor për ribashkimin? Në fakt prej kohësh do të duhej të kishte një monument memorial për bashkimin.Por pas diskutimesh që zgjatën gati një dekadë më 9 nëntor 2007 Bundes

Lini një Përgjigje