Pikat kryesore
- Kjo gjuhë nuk i shërben as forcimit të shtetit, as interesit kombëtar, por vetëm kalkulimeve të ngushta të brendshme të një lideri që konfrontimin brenda e jashtë e sheh si mundësi elektorale.
- Për më shumë se 25 vjet, SHBA ka qenë garancia kryesore e sundimit të ligjit në veri, mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës.
- Sot, një ish-kryeministër dhe kandidat për kryeministër del me akuza të tilla, duke pretenduar se pikërisht SHBA është kundër këtyre parimeve.
Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se akuzat e Kurtit ndaj SHBA-së se gjoja veprimet e tyre janë kundër sundimit të ligjit në veri dhe janë kërkesa për “kusuritje” me Serbinë e Rusinë në kurriz të Kosovës, përbëjnë një theqafje politike për vendin, raporton Gazeta Blic. Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se gjuha nuk i shërben as forcimit të shtetit e as interesit kombëtar, por “vetëm kalkulimeve të ngushta të brendshme të një lideri që konfrontimin brenda e jashtë e sheh si mundësi elektorale”. Akuzat e fundit të Albin Kurtit ndaj SHBA-së, se gjoja veprimet e tyre janë kundër sundimit të ligjit në veri dhe janë kërkesa për “kusuritje” me Serbinë e Rusinë në kurriz të Kosovës, përbëjnë një theqafje politike për vendin. Kjo gjuhë nuk i shërben as forcimit të shtetit, as interesit kombëtar, por vetëm kalkulimeve të ngushta të brendshme të një lideri që konfrontimin brenda e jashtë e sheh si mundësi elektorale. Për më shumë se 25 vjet, SHBA ka qenë garancia kryesore e sundimit të ligjit në veri, mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës. Sot, një ish-kryeministër dhe kandidat për kryeministër del me akuza të tilla, duke pretenduar se pikërisht SHBA është kundër këtyre parimeve. Ky është një cënim i drejtpërdrejtë i aleancës strategjike më të fuqishme të Kosovës, në thelb, një goditje ndaj vetë integritetit dhe sovranitetit të vendit nga një udhëheqës shteti. Brendi i lëngjeve Natural 100% po fiton çdo ditë e më shumë zemrat e konsumatorëve. Nga tryezat Brenda një viti të suksesshëm operimi në Prishtinë, Wolt sjell lajme të reja për Kosovën: Kompania teknologjike