.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur…

.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur…

Pikat kryesore

  • Diaspora shqiptare përllogaritet në 2.2 milionë shtetas gjatë vitit 2025.
  • Të dhënat tregojnë se Italia dhe Greqia janë qendra kryesore të stabilizimit afatgjatë të emigrantëve shqiptarë.
  • Në një intervistë në “Newsroom” në ABC News, Eduard Zaloshnja tha se sot që flasim, 9 % e shtetasve shqiptarë që figurojnë në gjendjen civile kanë lindur jashtë Shqipërisë.

Diaspora shqiptare përllogaritet në 2.2 milionë shtetas gjatë vitit 2025. Instituti i Statistikave ka publikuar raportin “Diaspora e Shqipërisë” ku është përllogaritur popullsia shqiptare që jeton jashtë vendit dhe rezulton se Italia dhe Greqia kanë numrin më të lartë të emigrantëve ndjekur nga Gjermania Franca dhe Mbretëria e Bashkuar. Të dhënat tregojnë se Italia dhe Greqia janë qendra kryesore të stabilizimit afatgjatë të emigrantëve shqiptarë. Në një intervistë në “Newsroom” në ABC News, Eduard Zaloshnja tha se sot që flasim, 9 % e shtetasve shqiptarë që figurojnë në gjendjen civile kanë lindur jashtë Shqipërisë. “Nga 1990 deri më sot kemi pas largime. Por një pjesë tjetër janë fëmijët e shqiptarëve të larguar që kanë lindur jashtë vendit. Por liberalizimi i vizave në Shqipëri është bërë në 2009. Në dekadën e fundit ka pasur shumë fëmijë që kanë lindur jashtë vendit dhe prindërit e tyre kanë ardhur dhe i kanë regjistruar këtu edhe për faktin se kanë marrë bonus. Duke nisur nga 2001 edhe situata në Shqipëri u stabilizua, pasi nga ’90 deri në vitin 2000 ka pasur shumë trauma. Më pas kemi pasur një emigracion më normal, pasi kushdo mund të udhëtonte jashtë shtetit. Fenomeni i dekadës së tretë që është fenomeni kryesor është lindja e fëmijëve jashtë vendit nga çifte shqiptare”, tha ai.

Lini një Përgjigje