“12 milionë na u tërhoqën përmes përmbaruesit – me pikë të kastit”, Gjini tregon se çka i…

Ardian Gjini, kryetar i Gjakovës që garon për një tjetër mandat nga radhët e AAK-së, ka qenë i ftuar në “ Pressing ” të T7.

Ai ka folur për qasjen e nivelit qendror ndaj Komunës së Gjakovës.

Ardian Gjini thënë se 12 milionë euro ia kanë marrë me qëllim prej investimeve kapitale.

“Ne i tërheqim prej shpenzimeve kapitale, prej kodit shpenzimeve kapitale.

Një projekt prishet, po hajde që u prish, vjen auditori edhe e kualifikon raportin e Gjakovës.

Raporti është i kualifikun shumë keq, edhe thotë keni bërë keq klasifikim mjeteve.

Jam shku e kam taku auditorin dhe i kam thënë çfarë ka bërë Komuna e Gjakovës gabim, ne nuk i kemi ekzekutu mjetet.

Ne e kemi thirrur Ministrinë e Financave dhe i kemi thënë mos na ekzekuto prej kapitaleve”.

Pyetje jem e dytë ishte a kemi harru me bë diçka, thotë jo kurgjo, kualifikimi i raportit na përjashton nga granti përformancës dhe na humb 1 milion e 500 mijë, përpos këtyre 300 mijë.

Për çdo vit e kemi raportin e kualifikun.

Asi kualifikimi me ta bërë me pikë kastit, vetëm Gjakovës i ka ndodhur.

12 milionë na kanë marrë prej investimeve”, ka thënë Gjini.

Lini një Përgjigje