Pikat kryesore
- Ai ka bërë me dije se kjo nënkupton rrezik madhor për sigurinë.
- Në profilin e tij në “Facebook”, Reshitaj ka shkruar se me këtë qeveri do të thellohet kjo krizë.
- Natyrisht, rreziku më i madh mbetet në çdo rast edhe politikat ekonomike krejtësisht katastrofale”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.
string(111) "reshitaj-qeveria-kurti-paraqet-kercenim-serioz-per-raportet-me-shba-te-kjo-nenkupton-rrezik-madhor-per-sigurine" Reshitaj: Qeveria Kurti paraqet kërcënim serioz për raportet me ShBA-të, kjo nënkupton rrezik madhor për sigurinë Deputeti shqiptar i kantonit të Bernit, Korab Reshitaj, ka bërë me dije se Qeveria Kurti është kërcënim serioz për marrëdhëniet diplomatike dhe strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Ai ka bërë me dije se kjo nënkupton rrezik madhor për sigurinë. Në profilin e tij në “Facebook”, Reshitaj ka shkruar se me këtë qeveri do të thellohet kjo krizë. “Qysh prej ditës së parë dhe prej deklaratës sime të parë politike në Kosovë, kam thënë se qeveria e LVV-së paraqet një kërcënim serioz për marrëdhëniet diplomatike dhe strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, dhe se kjo nënkupton një rrezik madhor për sigurinë. Natyrisht, rreziku më i madh mbetet në çdo rast edhe politikat ekonomike krejtësisht katastrofale”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera. “Si pasojë, me një qeveri të LVV-së krizat vetëm sa do të thellohen dhe bllokada aktuale është veçse pararendje. Me sinqeritetin më të madh, bëj thirrje që forcat opozitare të krijojnë një marrëveshje dhe një vijë të qartë për 10 vitet e ardhshme, me një program të liberalizmit ekonomik, me forcimin e të drejtave themelore siç është prona private, dhe me uljen e inflacionit legjislativ, në mënyrë që të krijohet një kornizë e favorshme për ekonominë dhe sundimin e ligjit”, ka shkruar ai. Google Maps prezanton një veçori të re për përdoruesit e transportit publik Shala nga IKD: Gjykata Kushtetuese mund të shtyjë masën, kuvendi pa nënkryetarë nuk është i konstituuar Mbyllja e kufirit midis Shqipërisë dhe Kosovës e ndau vajzën 5 vjeçare nga nëna e saj, hisotira e takimit pas 42 vitesh Uran Ismaili prezanton zgjidhjet nga ora 19:00 në Mat: Me 12 tetor përfundojnë improvizimet, do të punojmë me secilën lagje të Prishtinës Rexhepi: Xhandarmëria serbe bastis dy familje shqiptare në Konçul të Bujanocit Talibanët i ndalin shërbimet e komunikimit dhe internetit në gjithë Afganistanin