Pikat kryesore
- Memli Krasniqi ka thënë se pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk je sovran as në zyrë.
- S’mundesh me qenë sovran pa Amerikën”, ka thënë Krasniqi, shkruan Express.
- Memli Krasniqi ka theksuar se nuk është servilizëm një qëndrim i tillë, duke përmendur faktin që edhe shtete të fuqishme si Franca e Gjermania po i bashkërendojnë veprimet me SHBA-në.
string(106) "memli-krasniqi-godet-albin-kurtin-per-prishjen-e-raporteve-me-shba-pa-amerike-sje-sovran-as-ne-zyren-tende" Memli Krasniqi godet Albin Kurtin për prishjen e raporteve me SHBA: Pa Amerikë s’je sovran as në zyrën tënde Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur në një intervistë në Kanal 10 për raportin e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për prishjen e këtyre raporteve nga Qeveria në detyrë që drejtohet nga kryeministri Albin Kurti, shkruan Express. Memli Krasniqi ka thënë se pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk je sovran as në zyrë. “Sovran pa Amerikën, as në zyre tënde nuk je. S’mundesh me qenë sovran pa Amerikën”, ka thënë Krasniqi, shkruan Express. Memli Krasniqi ka theksuar se nuk është servilizëm një qëndrim i tillë, duke përmendur faktin që edhe shtete të fuqishme si Franca e Gjermania po i bashkërendojnë veprimet me SHBA-në. Ai ka pasur kritika për Lëvizjen Vetëvendosje për qëndrimin karshi Amerikës dhe për deklaratën e liderit të kësaj partie, Albin Kurti, pas goditjes së fundit me ndaljen e Dialogut Strategjik, se s’ka prishje raportesh por vetëm dallime në qëndrime./Express/ Skandali i peshkut me krimba, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës del me këtë sqarim Memli Krasniqi godet Albin Kurtin për prishjen e raporteve me SHBA: Pa Amerikë s’je sovran as në zyrën tënde Policia e Kosovës njofton se ka gjetur armatim në podrumin e një ndërtese në Mitrovicë të Veriut Dogana dhe Policia godasin dy pika që në Ferizaj që merreshin me kontrabandë duhani