đŸ˜± Tirana bĂ«n histori! Prezantohet kandidatja e parĂ« me inteligjencĂ« artificiale pĂ«r Kryetare Bashkie – ide e Tomi Kallanxhit qĂ« po trondit rrjetin! đŸ€–đŸ”„

Një lajm që po bën xhiron e rrjetit vjen nga Tirana: për herë të parë në historinë e politikës shqiptare, është shpallur një kandidate me inteligjencë artificiale (AI) për postin e Kryetares së Bashkisë së Tiranës.

Krijuesit e kĂ«tij projekti novator janĂ« Denisa Kele, Tomi Kallanxhi dhe Besmir Semanaj, tĂ« cilĂ«t prezantuan TirANA – Tirana Algorithmic Neural Assistant, njĂ« sistem inteligjent qĂ« synon tĂ« revolucionarizojĂ« mĂ«nyrĂ«n se si drejtohet njĂ« qytet.

Sipas tyre, “TirANA” Ă«shtĂ« njĂ« asistente digjitale me algoritme tĂ« avancuara, e aftĂ« tĂ« analizojĂ« tĂ« dhĂ«na, tĂ« kuptojĂ« nevojat e qytetarĂ«ve dhe tĂ« ofrojĂ« zgjidhje tĂ« menjĂ«hershme pĂ«r çështje urbane, ekonomike dhe mjedisore.

“Ne besojmĂ« se Tirana ka nevojĂ« pĂ«r njĂ« qasje tĂ« re, tĂ« bazuar nĂ« transparencĂ«, efikasitet dhe llogaridhĂ«nie,” – thuhet nĂ« deklaratĂ«n zyrtare tĂ« ekipit.

Pas kĂ«tij projekti qĂ«ndron njĂ« grup ekspertĂ«sh nga fusha tĂ« ndryshme – teknologji, urbanistikĂ«, transport, drejtĂ«si, ekonomi dhe shĂ«rbime publike – qĂ« besojnĂ« se AI mund tĂ« bĂ«het aleati mĂ« i fuqishĂ«m i qytetit modern.

Ky zhvillim vjen pak muaj pas shpalljes së ministres së parë shqiptare të Inteligjencës Artificiale, dhe shumëkush e sheh këtë si fillimin e një epoke të re, ku politika dhe teknologjia bashkohen për të krijuar një administratë më të zgjuar dhe të drejtë.

Lini një Përgjigje