Vrasja e efektivit, Koçiu: Humbje e madhe! Drejtësia do të përgjigjet me të gjithë forcën…

Vrasja e efektivit, Koçiu: Humbje e madhe! Drejtësia do të përgjigjet me të gjithë forcën…

Pikat kryesore

  • Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar për vrasjen e efektivit Enea Mekolli në Lozhan të Maliqit.
  • Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu u shpreh se kjo është një humbje e madhe për Policinë e Shtetit dhe institucionet e sigurisë në vend.
  • Koçiu shtoi se drejtësia do të përgjigjet me të gjithë forcën e ligjit.

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar për vrasjen e efektivit Enea Mekolli në Lozhan të Maliqit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu u shpreh se kjo është një humbje e madhe për Policinë e Shtetit dhe institucionet e sigurisë në vend. Koçiu shtoi se drejtësia do të përgjigjet me të gjithë forcën e ligjit. “Humbja e jetës së efektivit të Forcave Speciale “Shqiponja”, Enea Mekolli, në krye të detyrës gjatë operacionit policor në Maliq, është një ngjarje shumë e rëndë dhe një humbje e madhe për Policinë e Shtetit dhe institucionet e sigurisë në vend. Sulme të tilla ndaj punonjësve të policisë janë të papranueshme dhe përbëjnë një cënim të drejtpërdrejtë të rendit publik dhe sigurisë së qytetarëve, ndaj drejtësia do të përgjigjet me të gjithë forcën e ligjit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së Dëshmorit Enea Mekolli, kolegëve të tij dhe gjithë trupës së Policisë së Shtetit. Njëkohësisht, i urojmë shërim të plotë dhe sa më të shpejtë efektivit Edison Adri, i cili po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor”, shkruan Koçiu. Lajmi në përditësim… Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Privatizimi, përfitojnë 2 mijë familje/ Qeveria shqiptare vendim për banorët që jetojnë në ish konvikte e godina shtetërore Ndryshimet klimatike/ Bashkëpunimi rajonal, faktor i rëndësishëm drejt integrimit në BE Pallati 12-katësh në Tiranë u shkrumbua nga zjarri, Rama: Bonus qiraje për banorët e prekur deri kur të rikthehen në banesë

Lini një Përgjigje