VLEN uron fillimin e vitit shkollor: Shkolla është rruga drejt ëndrrave!

VLEN uron fillimin e vitit shkollor: Shkolla është rruga drejt ëndrrave!

Me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor, VLEN ka dërguar një mesazh urimi për nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit, duke theksuar rëndësinë e arsimit si themel i zhvillimit të shoqërisë dhe të ardhmes së vendit.

VLEN: Shkolla është rruga drejt ëndrrave, suksese për nxënësit dhe mësimdhënësit!

Arsimi është themeli i zhvillimit të shoqërisë, prandaj me përkushtim dhe punë të pandalshme jemi të vendosur që të krijojmë kushte më të mira për shkolla cilësore, për mësimdhënie bashkëkohore dhe për një rini të përgatitur të përballojë sfidat e së ardhmes.

Këtë vit kemi ndërmarrë hapin e parë konkret me masën “Shporta shkollore”, e cila ul çmimet e mjeteve shkollore dhe lehtëson barrën e prindërve.

Ky është vetëm fillimi i një rruge që synon ta bëjë arsimin më të qasshëm, më të drejtë dhe më cilësor për të gjithë.

Ju urojmë një vit të mbarë shkollor, plot suksese, dije e buzëqeshje!

Shtetasja e Maqedonisë kapet në kufirin bullgar me 89 mijë euro të padeklaruara Mickoski: Qeveria vazhdon të investojë në arsim cilësor Tronditje për duhanpirësit: Çmimi i disa cigareve rritet me 10 denarë Dimri po troket: Cila ngrohje është më ekonomike për familjen tuaj?

“Geriatria”, të pandehurit deklarohen të pafajshëm Osmani as nuk e konfirmon dhe as nuk e mohon se është takuar me Gruevskin në Hungari derisa ishte ministër

Lini një Përgjigje