Bristol City vazhdon tutje në FA Cup, gol shënoi edhe Anis Mehmeti
Skuadra e Bristol Cityt ka shënuar fitore të thellë 5:1 ndaj Watfordit, në ndeshjen e vlefshme për FA Cup. Gol në këtë takim shënoi edhe sulmuesi shqiptar, Anis Mehmeti. Mehmeti shënoi në minutën e 37’të një gol nga afërsia, falë një super asisti nga Riis. Ky ishte goli i nëntë i Mehmetit këtë sezon në të gjitha garat me Bristolin. Ai poashtu ka bërë edhe gjashtë asiste. Studentët e UNI-UNI – Universum International College Powered by Arizona State Univ Per me teper detaje lexo ne linkun ne bio.