Sot do të mbahet mbledhja e parë e Kryesisë së Kuvendit, raporton Gazeta Blic.
Ajo është thirrur nga kryetari i Kuvendit Dimal Basha, i cili e ka shpallur të konstituuar legjislaturën e re duke e përmbyllur seancën konstituive, ndonëse nuk u arrit të zgjidhet nënkryetari nga komuniteti serb.
Kuvendi ka dalë edhe me njoftim zyrtar për mbledhjen e Kryesisë që është thirrur për ditën e hënë.
“Takim konsultativ”, thuhet tek pika e rendit të ditës sipas njoftimit të dërguar nga Zyra për media e Kuvendit.
Në njoftim bëhet e ditur se ky takim ku janë thirrur katër nënkryetarët e zgjedhur të parlamentit mbahet në orën 13:00.
Kryesia e re aktualisht përbëhet nga kryetari Dimal Basha, dhe nënkryetarët Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Kujtim Shala dhe Emilja Rexhepi.
Por, PDKdhe LDK thanë se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e së hënës, pasi Kuvendi nuk është konstituuar.
*Alergjia është një lloj reagimi ndryshe i trupit ndaj substancave që për shumë njerëz janë komplet të