Meloni pas vdekjes së Giorgio Armanit: Simbol i më të mirës në Itali, faleminderit për…

Meloni pas vdekjes së Giorgio Armanit: Simbol i më të mirës në Itali, faleminderit për gjithçka Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka nderuar legjendën e modës, Giorgio Armani, pas lajmit për ndarjen e tij nga jeta në moshën 91 vjeçare.

Armani, i lindur më 11 korrik 1934 në Piacenza, konsiderohet një nga stilistët më të mëdhenj të historisë, duke revolucionarizuar modën italiane dhe botërore.

Ai filloi karrierën e tij në Milano dhe themeloi markën e tij ikonike në vitin 1975, duke u bërë simbol i elegancës, minimalizmit dhe sofistikimit italian.

Gjatë më shumë se pesë dekadave në modë, Armani jo vetëm që krijoi koleksione të paharrueshme, por edhe një perandori globale që përfshin linjat Emporio Armani, parfumet, aksesorët dhe hotelet e luksit.

Ai gjithmonë punoi deri në fund, duke miratuar personalisht koleksionin e tij të 50-vjetorit pak ditë para vdekjes.

Reagimet për ndarjen nga jeta e stilistit kanë qenë të menjëhershme nga liderë, artistë dhe personalitete të modës në mbarë botën, duke e cilësuar atë si një frymëzim të përhershëm dhe një ikonë të kulturës italiane.

Dëshmitari i parë i mbrojtjes së Hashim Thaçit në Speciale më 15 shtator, Gjykata njofton se ka interes të madh për seancën Thaçi kishte thënë se prokurori që kishte punuar më parë në Qendrën e Paraburgimit, i kishte kërcënuar dhe cenuar fizikisht Edi Rama pa pardon: Shqipet nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova ndotësit më të mëdhenj të pikave turistike Shqipëria 2030, cilat shtete janë pro dhe cilat janë skeptike për anëtarësimin në BE Meloni pas vdekjes së Giorgio Armanit: Simbol i më të mirës në Itali, faleminderit për gjithçka

Lini një Përgjigje