Pikat kryesore
- Një situatë e tensionuar ka ndodhur së fundmi në “Ferma VIP”, ku një bisedë mes Vanesa Sonos dhe banorit më të ri, Henri Rrufa, është kthyer në debat.
- Gjithçka nisi kur Henri e pyeti Vanesën për marrëdhënien me të vëllain dhe për takimin që ata patën së fundmi.
- Ai iu referua edhe një momenti, ku dyshja u shfaq shumë e afërt dhe shkëmbyen një puthje në buzë, duke kërkuar më shumë sqarime rreth raportit të tyre.
Një situatë e tensionuar ka ndodhur së fundmi në “Ferma VIP”, ku një bisedë mes Vanesa Sonos dhe banorit më të ri, Henri Rrufa, është kthyer në debat. Gjithçka nisi kur Henri e pyeti Vanesën për marrëdhënien me të vëllain dhe për takimin që ata patën së fundmi. Ai iu referua edhe një momenti, ku dyshja u shfaq shumë e afërt dhe shkëmbyen një puthje në buzë, duke kërkuar më shumë sqarime rreth raportit të tyre. Pyetja duket se e preku emocionalisht këngëtaren, e cila nuk i mbajti dot lotët. Vanesa e cilësoi marrëdhënien me të vëllain si “të shenjtë”, ndërsa u shpreh se e konsideron atë si “bebin” e saj dhe se gjeste të tilla nuk kanë asnjë domethënie tjetër për ta.