Pikat kryesore
- Me një vendim të befasishëm qeveria surprizoi jo pak fermerët me vendimin e saj për të hequr mbështetjen e naftës pa taksa, të cilën e përfitonin prej pesë vitesh.
- Alban Çakalli, fermer, gjatë një interviste në Vizion Plus tha se politika të tilla duhen marrë në bashkëpunim me fermerët dhe jo në mënyrë të njëanshme.
- Sipas tij një masë e tillë do të ndikojë ndjeshëm në shtrenjtimin e çmimeve që në finale i paguan konsumatori.
Me një vendim të befasishëm qeveria surprizoi jo pak fermerët me vendimin e saj për të hequr mbështetjen e naftës pa taksa, të cilën e përfitonin prej pesë vitesh. Alban Çakalli, fermer, gjatë një interviste në Vizion Plus tha se politika të tilla duhen marrë në bashkëpunim me fermerët dhe jo në mënyrë të njëanshme. Sipas tij një masë e tillë do të ndikojë ndjeshëm në shtrenjtimin e çmimeve që në finale i paguan konsumatori. Prodhimi vendas shërben si amortizator i çmimeve të importit. Ndaj me këtë situatë ajo çka na pret në sezonin e ardhshëm është një shtrenjtim edhe i produkteve të importit. “Prodhimi vendas do të duhet të konkurrojë importin. Por në këto kushte tregu do mbushet me mall importi, i cili do të na vijë edhe më i shtrenjtë.” Fermerët apelojnë që qeveria të rishikojë edhe një skemën kombëtare dhe të bëjë politika, ku të përfitojnë shumica dhe jo pakica. Në Shqipëri numërohen rreth 350 mijë fermerë dhe përfitues nga fondet e shteti janë rreth 50-60 mijë të tillë.